Numri i refugjatëve ukrainas që ikin në Poloni po bie ndjeshëm

2,657,000 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, ka informuar të hënën Roja Kufitare Polake.

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur.

Të dielën 28,500 kanë kaluar në Poloni, 2% më pak nga e shtuna, ka shkruar agjencia në Twitter.

Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800.

Të dielën, 19,400 njerëz kanë kaluar në Ukrainë nga Polonia, shkruan BBC./21Media

Back to top button