Çunmulaj kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiqit
Aleksandar Vuçiq javën e kaluar fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.
Për këtë fitore Vuçiq mori një puthje “ironike” nga një shqiptare. Motra e modeles së njohur, Emina Çunmulaj, Pepi në rrjetin e saj “Instagram” postoi një fotografi ku shihet duke e puthur posterin ku është presidenti serb dhe ka shkruar “E ardhmja është e ndritur”.

Pas kësaj foto pati reagime e linqime, gjë që e bëri që Pepi të dal me një sqarim lidhur me veprimet e saj, shkruan rtv21.tv.
Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve duke thënë se ka qenë “sarkazmë” dhe është “keqinterpretuar”./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?