Numri i viktimave ‘mijëra më i lartë’ sesa vlerësimet fillestare

Mijëra më shumë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës sesa ishte vlerësuar më parë, tha kryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Matilda Bogner tha se numri i njerëzve të vrarë është shumë më i lartë se shifra e dhënë fillimisht prej 3,381.
“Ne kemi punuar në vlerësime, por gjithçka që mund të them tani për tani është se janë mijëra më të larta se numrat që ju kemi dhënë aktualisht”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Vrima e zezë e madhe është me të vërtetë Mariupol, ku ka qenë e vështirë për ne që të qasemi plotësisht dhe të marrim informacione plotësisht të vërtetuara”, shtoi ajo./21Media

Back to top button