Stilisti shqiptar reagon pas akuzave se veshja e Ronelës është e kopjuar

Stilisti shqiptar, Niko Komani ka reaguar pas akuzave se veshja e Ronela Hajatit është e kopjuar, nga artisti brazilian Pedro Leoplodom.
Leoplodom në rrjetet sociale ka shkruar se veshja e Ronela Hajatit në hapjen e edicionit të sivjetëm të Eurovisionit ishte kopjuar nga ai.
Komani në Instagram ka shkruar se ekipi i tyre janë në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll.
“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit.”, ka shkruar Komani në Instagram./21Media

Back to top button