Nura: Po bëjmë gjithçka që të ulim nivelin e rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara.
Nura në një positm në Facebook ka shkruar se po monitorojnë akset rrugore dhe vendbanimet që paraqesin rrezik nga përmbytjet.
“Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve”, ka shkruar Nura në Facebook./21Media