Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare në Shtëpinë e Bardhë.

80-vjeçari u ankua për dhimbje dentare të dielën dhe një ekzaminim u krye atë ditë, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O’Connor, shkruan BBC.

Biden iu nënshtrua rrezeve X dhe u krye një procedurë fillestare e kanalit të rrënjës.

“Presidenti u zgjua duke përjetuar më shumë dhimbje të hënën dhe u mor vendimi për të përfunduar procedurën”, tha Shtëpia e Bardhë.

Back to top button