Nxënës të “Jahja Kemalit” në SHBA kanë fituar 15 medalje dhe 12 mirënjohje

Ata kanë fituar dy medalje ari, 5 argjendi dhe 8 të bronzta

Tridhjetë e pesë nxënës nga shkolla e mesme private “Jahja Kemal” të cilët kanë marrë pjesë në Genius Olympiad në SHBA kanë fituar 15 medalje dhe 14 mirënjohje.

Ata kanë fituar dy medalje ari, 5 argjendi dhe 8 të bronzta.

Nxënësit nga Maqedonia kanë garuar në pesë kategori (shkencë, biznes, art, robotikë dhe shkruarje të eseve) me nxënësit nga 71 vende dhe 39 shtete të SHBA-së. Në garë janë prezantuar 1.187 projekte./21Media

Back to top button