Nxënësi i klasës së gjashtë u gjet i shtrirë në dysheme nga vëllai i tij, Policia jep detaje

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar dje se në shtëpi e ka gjetur vëllain (i mitur) të shtrirë në dysheme.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.
Ndërkaq, lajmin për vdekjen e të miturit e ka dhënë edhe shkolla ku ai vijonte mësimet.
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F.M ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button