Nxënësi shkon i armatosur në shkollë

Një mësimdhënës nga një shkollë e Skenderajt ka raportuar në Polici se tek një nxënës ka gjetur një pistoletë së bashku me dy fishekë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe të prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Epopeja e Jasharajve, Skenderaj 08.03.2023 – 08:45. Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button