Nxënësit e filloreve me çanta deri në 6 kilogramë! Ministri: Librat botohen në bazë të plan programit e jo të peshës

Nxënësit e shkollave fillore, mbajnë çanta me pеsha të larta, tregon hulumtimi i bërë nga profesori i matematikës Satki Ismaili në shkollën fillore “Kirili edhe Metodi” në Tetovë.
“Hulumtimet treguan ata që ne e shohim në vazhdimësi tek nxënësit tanë, hulumtimi është hulumtim po ne kemi bërë matjen e çantave tek nxënësit dhe në klasën e parë pasha mesatare e një çante ka qenë 4.5 kilogramë, në klasën e pestë 6.4 kilogram dhe është një mesatare nga klasa parë deri në klasë të pesë prej 5.6 kilogram të një çante. Nga hulumtimet e bëra, pasha e një çante nga klasa e pestë tek e nënta është akoma më brengosëse, ku është një mesatare që kalon 6.5 kilogram dhe ka nxënës nga ky hulumtim që ka mbi 8 kilogram”, tha Satki Ismaili, profesor i matematikës.
Sipas Ismailii, në vendet e zhvilluara europiane, mesatarja e një çante është nga 1.5 kilogram deri në 2.5.
“Rekomandimet e ekspertëve që kanë të bëjnë me mosha që mbajnë çantë është se nxënësit varësisht nga pasha që ka, është nga 10% deri në 15%, rekomandohet 10% paramendoni në nivel global nxënësi nga 6 deri në 7 vjeç çantën e kanë nga 1.5 deri në 2.5 kg peshë, ndërsa tek ne nxënësit në klasë të parë janë mbi 4.5 kilogram 5 kilogram e gjysmë, kjo çfarë thotë se një fëmijë nga klasa parë deri në të pesën a është në gjendje të mbajë dyfishin e çantës së rekomandimit të ekspertëve”, pohoi Satki Ismaili, profesor i matematikës.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thotë se nuk e di peshën e një çante, gjersa shton se librat botohen në bazë të plan programit dhe jo në bazë të peshës.
“Ju e keni bërë analizën sinqerisht nuk e di, në bazë të programit ditor të kenë kujdes edhe prindërit, edhe profesorët në bazë ditore të bëjnë reduktimin në bazë të mundësive që kanë ndërsa nga ana ministrisë të shohim mundësinë e ardhshme se librat edhe tekstet bëhen në bazë të programit mësimorë dhe nuk bëhen në bazë të peshës që duhet të ketë një tekst”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Profesor Ismaili rekomandon që në çdo klasë të ndërtohen dollapë në shkollë që do të zinin shumë pak hapësira por do të ulnin dukshëm peshën e çantave. Kjo sipas Ismailit ka kosto shumë të vogël, por është një praktikë e mirë që përdoret edhe në shtet europiane.