Nxirren nga liqeni i Gramshit katër trupat e pajetë, ishin të moshës 14, 19, 20 dhe 46

(lajm i përditësuar)

Nxirren nga liqeni i Gramshit katër trupat e pajetë , ishin të moshës 14, 19, 20, 46

Një ngjarje tragjike ndodhi në Gramsh të premten, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.

Trupat e pajetë të katër pjesëtarëve të familjes Zogu janë gjetur nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji

Menjëherë drejt vendngjarjes u nisë policia, ku buzë liqenit gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

Vetëm pak ditë më parë një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin Vilë–Bashtovë në Rrogozhinë ku Elvis Halilaj 50-vjeç u mbyt në det së bashku me dy djemtë e tij të mitur.

Po ashtu dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas kontaktit me ujin.

Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen.

Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak. /top channel


Tragjedi, babai me dy djemtë dhe nipin u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës

Katër persona kanë vdekur në mbrëmjen e së premtës në Gramsh, pasi janë mbytyr në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Viktimat janë babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre.

“Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më”, njofton policia.

Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura motivet e tragjedisë./21Media

Back to top button