Nxirren të gjithë minatorët e “Trepçës” që mbetën të bllokuar

(Lajm i përditësuar)
Nxirren të gjithë minatorët e “Trepçës” që mbetën të bllokuar
Janë nxjerrë të gjithë minatorët që kishin mbetur të ngujuar brenda në minierën e Trepçës që nga orët e hershme të së hënës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi.
Rreth orës 3 të mëngjesit minatorët ishin bllokuar brenda minierës, fillimisht ishin nxjerrë 10 minatorë, ndërsa tani janë nxjerrë edhe 30 minatorët tjerë.
30 minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre
Aktualisht rreth 30 minatorë të minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për kp se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, mbeten të bllokuar në minierë.
Ai kanë thënë se numri i minatorë e të bllokuar në minierë ka qenë edhe më i madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.
Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejtë.