OAK dhe OEMVP kërkojnë të hiqet testi PCR mes RMV-së dhe Kosovës

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës kërkojnë nga qeveritë e të dy vendeve që të hiqet testi PCR mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës apelojnë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal, duke ju përmbajtur të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19”, bëhet e ditur në kumtesën e përbashkët të OEMVP dhe OAK.

PCR testi- negativ i vendosur për hyrje në të dy vendet paraqet barrierë si për personat fizik ashtu edhe për bizneset nga ku edhe goditet ekonomia e cila pëson humbje të madhe, thonë në kumtesën e përbashkët OEMVP dhe OAK.

“Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, PCR testi negativ i obligueshëm i vendosur për hyrje në të dyja shtetet po paraqet një barrierë shtesë si për personat fizik, ashtu edhe për bizneset, sepse së pari goditet ekonomia e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim”, u bë e ditur në kumtesë, raporton TV21./21Media

Back to top button