Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Evropian transit për në Republikën e Kosovës, duke detyruar bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi, shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosvës (OAK) kishte me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Kjo po ndikon në ngritjen e ҫmimit të produktit, me ҫka po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Europian me çka bizneset tona po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera. Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Europian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë, Holandën…etj. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkuara deri më tani“, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ҫështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vjet dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet, ishin problemet të cilat OAK i shpalosi para Kraniqit.

OAK thotë se ka ngritur si ҫështje tjetër shqetësuese edhe nevojën që Ligji për Tregti të Brendshme të diskutohet me palët e interesit dhe të shkoj sa më parë në Kuvend, Ligji për investime strategjike dhe heqja e detyrimit për pagesen e TVSH-së për blerjen e lëndës së parë brenda vendit.

OAK ka shprehur shqetësim se në rast se nuk përkrahet me urgjencë biznesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm“, thuhet tutje në njoftim.

Anëtarët e Bordit Lulzim Begaj dhe Arsim Selmonmusaj kërkuan sqarime shtesë nga ministri Veseli, rreth vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve në artikuj tek marketet, duke pasur parasysh se taksa tashmë është larguar.

Ministri tha se disa nga kërkesat tashmë i kanë adresuar dhe janë duke pritur përgjigje. Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, ai theksoi se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje.

Përderisa për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës,  ministri shpjegoi në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm, por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.