Barrierat nga Shqipëria vështirësojnë punën e bizneseve kosovare

 

Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i të gjitha mostrave të produkteve, certifikata e kualitetit, domosdoshmëria e analizave për eksportim, ishin disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës, bizneseve dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

OAK në kuadër të këtij takimi njoftoi drejtoreshën e përgjithshme të OAK-ut Iliriana Zymberaj dhe shefin e sektorit fito-sanitar Ismet Fejzullahun lidhur me problemet dhe barrierat të cilat po i hasin bizneset prodhuese me testimin e të gjitha produkteve dhe eksportin e tyre.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shpalosin në detaje problemet e tyre. Kërkesë e tyre e përgjithshme e ishte që mostrat e produkteve të merren nga inspektorët e AUV dhe jo të dërgohen nga bizneset. Ata gjithashtu thanë se vendosja barrierave nga Shqipëria si raporti i analizave për secilin produkt po ngritë koston për eksportim të produkteve.

Drejtoresha e përgjithshme e AUV Iliriana Zymberaj falënderoj OAK-në për inicimin e këtij takimi të përbashkët si dhe e vlerësoi këtë takim, jashtëzakonisht dobiprurës. Përderisa drejtori i sektorit fitosanitar Ismet Fejzullahu, potencoi se janë të gatshëm për rritje te bashkëpunimit.

OAK me këtë rast kërkoi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të gjitha problemet që janë duke hasur bizneset nga AUV dhe shtetet e rajonit t’i dërgohen OAK-së që së bashku të lobojnë për zgjidhjen e tyre.

Back to top button