OAK: Po privilegjohen punëtorët e sektorit publik, po diskriminon ata privatë

 

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ngritë shqetësimin për gjendjen e vështirë të krijuar në vend si pasojë e mungesës së dorës së zgjatur të shtetit dhe mostrajtimin e barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe atë publik. Kështu është thënë në konferencën për media të Odës së Afarizmit të Kosovës me temën “Shkelja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve”.

Diellza Zeqiri, zyrtare ligjore në Odën e Afarizmit të Kosovës(OAK), ka thënë se që nga fillimi i pandemisë Covid-19, shteti i Kosovë ka privilegjuar punëtorët e sektorit publik, derisa ka diskriminuar punonjësit e sektorit privat.

“Shteti ka ndarë vetëm dy paga nga 170 euro për punëtorët e sektorit privat, derisa punonjësit e sektorit publik kanë marrë vazhdimisht pagat e tyre, duke mos i ndier fare efektet negative të pandemisë. Shpeshherë këta punëtorë disa prej tyre edhe kanë marrë pagat pa shkuar në punë fare në pandemi”, ka thënë Zeqiri.

OAK ka ngritë shqetësimin edhe për mbylljen e banjave, e më vonë edhe kufizimin e veprimtarisë së tyre nga Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës trajtimin e barabartë të qytetarëve në këtë kohë.

Fjolla Smaili, zëdhënëse për media në OAK, tha se bazuar në të dhënat që ka sigurua OAK në terren, del se numri i punëtorëve të cilët janë larguar nga puna sillet rreth 30 mijë.

Ajo tha se nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk ka përkrahje të duhur të shtetit gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë shifrën deri në 50 mijë apo edhe 70 mijë qytetarë të papunë.

Back to top button