OAK takohet me ministrin Kuçi, diskutojnë mundësit për përkrahje të bizneseve

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) pritën në takim ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Në këtë takim është diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike, mungesa së ligjeve të harmonizuara me njëra – tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta si dhe ligji për Investime Strategjike

Anëtari i bordit, Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.

Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë.

Anëtari i bordit, Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve.

Kuçi shtoi që sheh mundësi për bashkëpunim, duke veçuar krijimin e arkes patriot për prodhimet vendore, subvencionimin e eksportit dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative që janë në kompetencë të Ministrisë.

Back to top button