OBD e kënaqur me të arriturat e Doganës së Kosovë

OBD paraqiti gatishmërinë për ndihmë në çështjet e fushëveprimit doganore

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke mbajtur takime bilaterale me Organizatën Botërore të Doganave.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha, së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel Bernard Nikaj u takuan me zv. Sekretarin Gjeneral të OBD (ËCO), Sergio Mujica ky edhe ishte zyrtarisht ishte takimi i parë bilateral në mes të Doganës së Kosovës dhe OBD, që nga anëtarësimi i Kosovës në OBD.

Gjatë takimit u diskutuan raporti mes OBD dhe anëtareve, ku Dogana e Kosovës shprehimisht u zotua për partneritet dhe kontribut si anëtare në këtë organizatë. Nga ana tjetër OBD paraqiti gatishmërinë për ndihmë në çështjet e fushëveprimit doganore si dhe kërkoj nga Dogana e Kosovës të jete kontribuuese në përpilim e standardeve ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm Berisha gjithashtu bëri një prezantim të shkurt për zhvillimet në DK, derisa zyrtarët e OBD u shprehën të kënaqur me të arriturat e doganës së Kosovës.

Ditëve në vazhdim drejtori i përgjithshëm do të vazhdoj takimet me OBD ashtu që Dogana e Kosovës, respektivisht Kosova të përfaqësohet por edhe të përfitoj eksperiencat dhe asistencën nga OBD.

Back to top button