O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

(Lajm i përditësuar)


O’Brien: Raportuesja e ka bërë të qartë që duhet të ketë progres për Asociacionin para se të ndodhë votimi për anëtarësim në KE 

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe kushtet që Kosova duhet të plotësojë përpara se kërkesa e Kosovës të vihet në votim në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se implementimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë një vendim që ka shënuar progres dhe që SHBA publikisht e ka mirëpritur.

“Përmbushja e vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë, dhe ne në mënyrë publike kemi mirëpritur hapat që qeveria ka ndërmarrë”, ka thënë O’Brien.

Ai tutje ka thënë se Raportuesja për Kosovën në Këshill të Evropës e ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të shënojë progres sa i përket themelimit të Asociacionit, para se çështja e Kosovës të vihet në votim në Këshill të Ministrave.

“Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës”, ka thënë O’Brien.

“Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai.


O’Brien për dinarin: Disa individë në veri e kanë të vështirë të blejnë gjëra

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për vendimin e BQK-së që përjashton dinarin nga përdorimi, duke thënë se duhet të zbatohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjërat e tyre të përditshme.

Kur ka folur për Kosovën, O’Brien ka thënë se asnjë Qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.

“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”.

Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.

Kështu, është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.

Serbia deklaron se ndan ndihmë për serbët e Kosovës në vlerë të miliona eurove, duke u dhënë pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

O’Brienka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

Ai ka thënë se SHBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës.


O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkaura ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

Ai ka thënë se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë do të konsiderohej prej SHBA-së si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

“Në Serbi presidenti Vuçiq e di mirë se çfarëdo përodrimi i forcës ndaj Koposvës do të jetë e papranueshme do të shihet si rrezikim i trupave të NATO-s që janë atje me qëllim që të mbrojnë popullatën, pavarësisht nëse janë serbë etnik apo shqiptarë. Ai tha se nuk do të ketë përdorim të forcës. Ai po kryen ushtrime dhe ne do ta përcjellim. Por çështja kryesore këtu është se të dyja palët duhe të ulin tensionet në rajon. Dhe këto përfshijnë aksionet që janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me ushtrimet. Ne ia kemi bërë të qartë palës serbe se individët që janë përfshirë në aksionet e shtatorit duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre dhe ne presim që kjo do të ndodh dhe do të ndodh shpejt. Qeveria serbe ka ndërmarr një numër hapash për 24 shtatorin dhe ne mirëpresim këtë përfshirë edhe shkarkimin e kreut të agjencisë së intelegjencës, tërheqjen e trupave të tyre dhe opfrimin e disa sigurive për aktivitetet e tyre. Ne duamn të shohim që këto tensione të jenë të vogla dhe duam që disa nga këto aktivitete të mos ndodhin”, tha O’Brien në një bashkëbisedim me gazetarët online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 21 mars se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, dhe i ka cilësuar këto lëvizje si “provokime të qëllimshme”.

Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka quajtur deklaratat e Kurtit si pjesë e fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.

Sipas saj, forcat e ushtrisë serbe janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.


O’Brien dhe Escobar sot flasin për 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do t’i drejtohen sot mediave përmes një video-lidhjeje.

Biseda do të jetë e fokusuar në Ballkan. O’Brien dhe Escobar do të diskutojnë edhe për 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në territorin e Kosovës ndaj objektivave ushtarake dhe policore serbe, dhe rrugën më të qëndrueshme dhe të sigurtë drejt Ballkanit Perëndimor.

Biseda e tyre sot do të zhvillohet online në orën 14:15./21Media

Back to top button