OBSH: Fundi i pandemisë është larg!

Pandemia e Covid-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i japë fund”, sepse “të gjitha mjetet” për të luftuar virusin janë tashmë në dispozicion”, tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i japë fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha kreu i OBSH-së në një konferencë në Berlin, raporton AFP.
Gebrejesus shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri ato mjete” dhe theksoi se me “rreth 50.000 vdekje në botë gjatë një jave dhe se pandemia është larg përfundimit”.
Duke folur në hapjen madhështore të Samitit Botëror të Shëndetit, një mbledhje vjetore e profesionistëve dhe politikanëve në Berlin, Gebrejesus vuri në dukje objektivin e OBSH-së që 40% e popullsisë së çdo vendi të vaksinohet deri në fund të ketij viti dhe 70% deri në mes të vitit të ardhshëm.
Agjencia franceze thekson se Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit thekson rregullisht se i vjen keq për akumulimin e vaksinave të COVID -it në vendet e pasura.
“Vendet që kanë vaksinuar tashmë 40 për qind të popullsisë, duke përfshirë G20, duhet të lënë sasitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave në sistemin ndërkombëtar Covax dhe Fondin Afrikan të Prokurimit të Vaksinave (Avat) të krijuar nga Bashkimi Afrikan,” tha Gebrejesus.
Ai sugjeroi që “prodhuesit e vaksinave duhet të ndajnë njohuritë, teknologjitë dhe licencat e tyre dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale”.
Në një video-mesazh të regjistruar për pjesëmarrësit në tubim, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se “suksesi i vaksinave, të zhvilluara dhe të vendosura në treg në kohë rekord, u la në hije nga tragjedia e shpërndarjes së padrejtë. ”
“Ne të gjithë jemi të kërcënuar nga nacionalizmi dhe akumulimi i vaksinave,” paralajmëroi Guterres./E.D.-21Media

Back to top button