Çfarë moti do të mbajë sot e në ditët në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa dita kryesisht stabile dhe e këndshme.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten pak më shumë vranësira, por mbetet mot kryesisht stabil dhe pa reshje atmosferike. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje sidomos në Shqipërinë Mesdhetare ku pritet mbi 20 gradë Celsius.
Ditëve të ardhshme nuk priten ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të vazhdojnë alternimet mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat ditore të martën shënojnë ulje të lehta, ndërsa nga e mërkura shënojnë rritje graduale,raporton Meteoballkan.

Back to top button