OBSH jep rekomandime se si duhet të mbahet maska e pëlhurës

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes një videoje ka dhënë rekomandime se si duhet të vendoset maska e pëlhurës. Përmes kësaj videoje, OBSH përçon mesazhin se një maskë e pëlhurës vepron si një pengesë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Sipas OBSH-së, maska duhet të vendoset në mënyrë korrekte dhe gjithmonë e kombinuar me masa të tjera për të mbrojtur veten dhe të gjithë të tjerët.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 10 mijë e 795. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 411, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 19.

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 365./21Media

Back to top button