14 raste të reja me koronavirus në Zelandë të Re

 

Në Zelandë të Re janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirus, një ditë pasi qyteti i Auckland iu kthye izolimit.

Në këtë shtet për më shumë se tre muaj nuk pati raste të reja, deri para pak ditësh kur katër anëtarë të një familje rezultuan pozitiv. Nga rastet e reja, 13 janë nga kjo familje.

Të gjitha rastet e reja do të karantinohen, thanë zyrtarët shëndetësorë. Madje edhe rastet e kontaktit do të karantinohen.

Zelanda e Re është vlerësuar ndërkombëtarisht për reagimin e saj të hershëm ndaj pandemisë./21Media

Back to top button