OBSH: Kosova duhet të punojë më shumë për sigurimet shëndetësore

Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Oleksandr Martynenko me tha se duhet të punohet më shumë në fushën e sigurimeve shëndetësore në Kosovë, ndërkohë pohoi se Kosova qëndron më mirë me vaksinim se sa vendet e tjera të rajonit.

“Për sa i përket vaksinimit dhe imunizimit të rregullt si dhe menaxhimit dhe monitorimin të sëmundjeve ngjitëse, Kosova qëndron mirë. Kurse fusha që ka nevojë të zhvillohet më mirë në Kosovë ka të bëjë më sigurimet shëndetësore dhe mbulimin financiar për shërbime shëndetësore, në mënyrë që të sigurohet që kushdo që ka nevojë për shërbime shëndetësore të mos mbes pa to si pasojë e mungesës financiare”, tha ai për Radio Kosovën.

Ndryshe sot në Kosovë Dita Botërore e Shëndetit po shënohet me moton “Shëndeti për të gjithë”./21Media

Back to top button