Reperi i Gangsta’s Paradise vdiq nga mbidoza e fentanilit dhe drogave të tjera

Vdekja e reperit fitues të çmimit Grammy amerikan, Coolio në shtator 2022 ishte për shkak të efekteve të fentanilit dhe drogave të tjera, ka thënë menaxheri i tij.

Jarez Posey tha se familja e muzikantit ishte informuar për gjetjet nga eksperti i kontesë së Los Anxhelosit.

Artisti u gjet pa ndjenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në LA gjashtë muaj më parë. Ai ishte 59 vjeç.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 Gangsta’s Paradise.

Hiti – i zgjedhur më vonë si kolona zanore e filmit Dangerous Minds – vazhdoi të bëhej një nga këngët më të suksesshme rap të të gjitha kohërave, duke ndihmuar në sjelljen e zhanrit në rrjedhën kryesore.

Ai vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe ka kaluar një miliard shikime në YouTube./21Media

Back to top button