OBSH: Nivel alarmant i transmetimit të COVID-19 në Evropë

 

Niveli i transmetimit të COVID-19 është alarmant në Europë, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila u shpreh e shqetësuar për lehtësimin e karantinës së vendosur ose të parashikuar në disa vende, përfshirë dhe Francën.

“Shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë ne në mbarë Europën, ku numri i rasteve të reja është tashmë më i lartë se ai i regjistruar në mars dhe në prill”, deklaroi sot drejtori i degës së Europës të OBSH-së, Hans Kluge, raportoi OBSh.

Organizata e OKB-së përjashtoi gjithashtu shkurtimin e rekomandimit të saj për një karantinë 14-ditore për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me virusin.

“Rekomandimi ynë 14-ditor i karantinës bazohej në kuptimin tonë të periudhës së inkubacionit dhe transmetimit të sëmundjes, ne vetëm do ta rishikonim atë bazuar në një ndryshim në kuptimin tonë të shkencës, që nuk nuk është rasti deri më tani”, nënvizoi Catherine Smallwood, përgjegjëse për situatat emergjente në OBSH për Evropën.

Back to top button