Përbërja e delegacionit në Washington përplasi PDK-në me Hotin

 

Numri i delegacionit të Kosovës në Washington, sonte u bë shkak i diskutimit ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetit të PDK-së, Memli Krasnqit.

Ky i fundit në seancën plenare e akuzoi Hotin se ka lënë shije të keqe delegacioni i madh kosovarë në Washington, por kryeministri tha se qeveria paraprake ka pasur 48 persona në takimet e Brukselit.

“Ju keni shkuar me gjysmën e kabinetit, është shumë problem çka kanë lypur ata aty. As në takim nuk i keni pasur. Ju në takim nuk e keni pas, qe Dritoni pse ka ardhur ky. Në Shtëpi të Bardhë nuk ka mundur me hy në takim. E keni pas Nismën e keni pas Aleancën , vet plus zotëri Hyseni. Shija u kanë e keqe”, tha ai.

Kryeministri Hoti këtë veprim e arsyetoi, derisa edhe tha se qeveritë e mëhershme kanë shkuar të takime me dyfishin e zyrtarëve.

“Delegacionet Memli në qeverinë paraprake tash i morra informatat kanë qenë 48 persona. Në Uashington ka qenë delegacioni 8 persona. Secili nëdelegacion ka pasur rolin e vet”, tha ai.

Back to top button