OBSH paralajmëron rritje të rasteve me linë e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të rasteve të regjistruar me linë e majmunëve.
Sipas OBSH-së, numri ka arritur në 257 të konfirmuar, me 120 raste të dyshuara në 23 vende ku virusi nuk është endemic.
Në pesë vende afrikane ku gjendet zakonisht lija e majmunëve, OBSH ka thënë se ka marrë raporte për 1.365 raste dhe 69 vdekje për shkak të virusit.
Këto infeksione u raportan mes dhjetorit e deri në maj.
“Që nga viti 2017, vdekjet e personave me linë e majmunëve në Afrikën Perëndimore janë shoqëruar me moshë të re e raste ku infeksioni HIV nuk është trajtuar si duhet dhe me kohë”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.
OBSH shtoi se niveli global i rrezikut të shëndetit publik po moderohet, duke marrë parasysh se është hera e parë që rastet dhe grupimet e lisë së majmunëve raportohen njëkohësisht në zona gjeografike gjerësisht të ndryshme.
Sipas OBSH-së rreziku është më i lartë kur ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur si patogjen njerëzor dhe përhapet në grupe me rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda si fëmijët e vegjël etj.
Gjithashtu, u është kërkuar të gjithëve t’i vëzhgojnë nga afër simptomat si skuqje, ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe lodhje pasi ka rrezik që rastet të rriten./21Media

Back to top button