OBSH thotë se vaksinat funksionojnë edhe kundër Omicron

1 min read

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë njerëzit e infektuar me variantin e ri të Covid-19, ka thënë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ky njoftim vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri, Omicron, në Afrikën Jugore kanë sugjeruar se pjesërisht e heq efektin e vaksinës Pfizer.

Studiuesit kanë thënë se ka një “rënie të konsiderueshme” se sa shumë antitrupat e neutralizojnë variantin e ri, transmeton rtv21.tv.

Por, doktori Mike Ryan i OBSH-së tha se nuk ka asnjë shenjë që Omicroni është më i lehtë se tjerët variante për shmangie të vaksinave.

Sipas të dhënave fillestare Omicron nuk është më i rrezikshëm se Delta dhe llojet e tjera të Cvoid-19./21Media