Veç edhe dy ditë mund të votoni për Dritonin e Distrian

Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe xhudistja, Distria Krasniqi janë nominuar në kategoritë për ‘Trajnerin më të mirë për vitin 2021’ dhe ‘Xhudisten më të mirë për vitin 2021’.
Kuka ka bërë të ditur se kanë mbetur veç edhe dy ditë kohë për t’i votuar atë e Distrian.
“Sot e nesër ditêt e fundit për të votuar Nominimet për mua dhe Disin! Federata Botërore ka nominuar 5 trenerët më të mirë në Botë sivjet! Më i miri zgjedhet me votim. Distria e nominuar për Xhudisten më të mirë në Botë! Shqiptar jemi pak në Botë por vlera kemi shumë!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Dritoni është në garë me trajner ndërkombëtar të xhudos, njësoj si Distria e cila është në garë me xhudiste ndërkombëtare të xhudos.
Çikat e Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova i dhanë shumë medalje vendit të tyre, duke ngritur kështu emrin e Kosovës në sportin e xhudos nëpër botë.
Kujtojmë se, Majlinda zyrtarisht është pensionuar si xhudiste aktive, duke i dhënë fund kështu një karriere shumë të suksesshme, ndërkaq nuk dihen planet e saj për të ardhmen./21Media

Back to top button