Odesa në shtetrrethim

Autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim të fundjavës në qytetin e Odesës në Detin e Zi për shkak të kërcënimeve për sulme të mëtejshme me raketa, sipas ushtrisë rajonale.

Në një postim në Facebook, administrata ushtarake rajonale ka informuar se shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21:00 (18:00 GMT) të shtunën deri në orën 06:00 të së hënës me orën lokale, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Njerëzve u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre pa leje të posaçme, ka bërë të ditur administrata.

Njoftimi ka ardhur pas sulmeve me raketa në rajon mbrëmë, duke rezultuar në një numër viktimash, sipas zëdhënësit rajonal, Serhiy Bratchuk.

Pavarësisht sulmeve, autoritetet ukrainase kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë parë asnjë shenjë se forcat ruse po përgatisin një operacion zbarkimi nga Deti i Zi./21Media

Back to top button