Odise Roshi bëhet baba për herë të parë
Sulmuesi i Kombëtarës sshqiptare, Odise Roshi është bërë baba për herë të parë dhe kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi në Instagram.
“Mirë se erdhe në këtë botë engjëll i vogël. Të dua Rois”, ka shkruar Roshi.

Nuk kanë munguar urimet me fjalët më të ëmbla për 30 vjeçarin me rastin e ardhjes në jetë të djalit të tij. Familjar, miq e kolegë e kanë uruar Odisen.
Kujtojmë se, Roshi aktualisht luan për ekipin turk, Boluspor./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?