Kaloni te përmbajtja kryesore

OEK: Edhe një aktgjykim i dytë i gjykatës anulon njoftimin e ZRRE-së për daljen në tregun e lirë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.

“Ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së.

Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së.”, thuhet në njoftim.

“U bëjmë thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.”, vijon  njoftimi.

Të martën u bë  e ditur se Gjykata Komerciale të Kosovës ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së, që ndalonte një kompani të caktuar të furnizohej përmes shërbimit universal./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button