OEK kërkon zbatimin e ligji për rimëkëmbje dhe faljen e gjobave

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se bizneset nuk po përfitojnë nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, ku ishte paraparë mbështetje prej 200 milionë eurove.

Rukiqi në një konferencë për media i ka bërë thirrje qeverisë për faljen e gjobave që janë shqiptuar gjatë kërkesave për zbatimin e masave, dhe mundësinë për një amnisti fiskale për bizneset.

“Ajo çka është zhgënjyese tani për tani edhe moszbatimi i ligjit për rimëkëmbjen, është një nen në ligjin për rimëkëmbjen që 200 milionë do të duhet të ishin përkrahje e drejtpërdrejtë financiarë për bizneset, pra 200 milionë euro dhe kjo nuk është reflektu as në buxhet e as në vendimet e qeverisë, deri tani përfitimet e biznesit nga ligji për rimëkëmbjen janë minimale…Mos të krijon dikush iluzion që është përmisu gjendja në muajt e fundit, pasi pasojat nëse nuk ka veprime të caktume, sidomos të përkrahjes financiare për disa sektorë do të jetë me pasoja të pariparueshme, gjithashtu qeveria në ardhje duhet të trajtoj me shumë kujdes edhe mundësinë e një amnistie fiskale dhe faljes së gjobave që janë shqiptuar tani gjate kërkesës për zbatimin e masave, shumë gjoba kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe nëse krahasohen me përkrahjen financiare që e kanë marrë bizneset shumë më e lartë është kostoja e gjobave se sa përkrahja që e kanë marrë nga masat e ndryshme të rimëkëmbjes“, ka thënë ai.

Rukiqi për qeverinë në ardhje ka thënë se duhet të aplikojë masa stimuluese për kompanitë që kanë potencial të integrohen në zinxhirin global të furnizimit.

“Këtë pjesën e ligjit për nënshtrimin elektronik i cili ka mbet pa arsye i pa votuar nga legjislatura e kaluar dhe kjo do të ndikonte në digjitalizimin e shumë shërbimeve të administratës publike, gjë që do të ndikonte pastaj në uljen e kostos të të bërit biznes dhe gjithashtu duhet të aplikoj sa më shpejt masa stimuluese, edhe tatimore por edhe të formës së përkrahjes financiare për kompanitë që kanë potencial të integrohen në zinxhirin global të furnizimit“, ka thënë ai

Ai është ndalur kalimi i konsumatorëve në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku ka thënë se ky treg është i pastrukturuar dhe nënkupton që çmimet do të jenë më të larta për 1000 biznese.

“Ky vendim parasheh që këta konsumatorë të dalin në tregun e hapur të energjisë, të furnizohen me energjinë, në kohën kur vet ky treg është i pa strukturuar, pra ka mungesë të ofertës dhe kjo nënkupton që çmimet tani për tani në tregun e de rregulluar të energjisë, do të jenë shumë më të larta për këto biznese që në numër e kalojnë shifrën në 1000, pra është një numër i madh i kompani të cilat duhet të ballafaqohen me këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe kjo nënkupton në rritjen e koston e produkteve, sidomos do të ketë kosto të larta te prodhuesit “, ka thënë ai.

Rukiqi ka thënë se së bashkë me Odën Amerikane dhe këshillin e investitorëve evropianë, u kanë shkruajtur letër deputetëve të legjislaturës së re që të trajtojnë çështjen e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur dhe ky kalim të shtyhet për një vit.

“Ne i bëjmë thirrje institucioneve të vendit, veçanërisht atyre që janë në krijim e sipër, dhe për këtë bashkë me Odën Amerikane dhe këshillin e investitorëve evropianë ju kemi drejtuar me letër edhe deputetëve, të cilët janë deputetë të legjislaturës së re, që pa humbur kohë fare të trajtojtonë ketë çështje dhe t’i drejtohen rregullatorit me një rekomandim që mundëson që kalimi i këtyre konsumatorëve në tregun e hapur apo në tregun e de rregulluar te energjisë elektrike të shtyhet edhe për një vit dhe ndërkohë te krijohen kushte dhe instrumente financiare, dhe përkrahje financiare nga qeveria në mënyrë që këta konsumator ta përballojnë sa më lehtë këtë ndryshim”, ka deklaruar ai.

Sipas Rukiqit, vaksina është parakushti bazë jo vetëm për imunizim të qytetarëve në aspektin shëndetësore por edhe një lloje imunizimi afatgjatë të ekonomisë.

Back to top button