OEK: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtorë në këtë kohë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi theksoi se të gjithë indikatorët tregojnë se gjendja e bizneseve është përmirësuar pas një viti ballafaqimi me pandeminë Covid-19.
Rukiqi, gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve për tremujorin e parë të vitit 2021, tha po ashtu se rreth 61% e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet.
Sipas Rukiqit, shqetësuese mbetet konkurrenca jo lojolaje dhe mungesa e punëtorëve në këtë kohë.
“Problematike mbetet mungesa e punëtorëve, në numër po ashtu edhe të kualifikuar”, theksoi ai.
Kryetari Rukiqi përmendi se në shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga Oda, ku pritet që në fund të shtatorit të mbahet edhe një panair me biznese, pas shumë kohe me pandemi.

Back to top button