Ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11 në Prishtinë, nga sot do të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike.
Nga pesë ditë pune sa ishte më herët, duke filluar nga sot ky shërbim do të ofrohet shtatë ditë në javë.
“Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QMF 11”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku, me rastin e ofrimit të këtij shërbimi sot do ta vizitojnë QKMF 11, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike./21Media
Back to top button