Vritet një 14 vjeçar në Prishtinë

 
Një 14 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF”, ka njoftuar Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button