OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

 
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për të ndaluar shitjet e armëve në Mianmar.
OKB bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të arrestuarve politikë, të tillë si udhëheqësi i zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe fundin e dhunës kundër protestuesve paqësorë.
Ndërsa nuk është ligjërisht e detyrueshme, rezoluta është politikisht e rëndësishme.
Ajo u mbështet nga 119 vende, me Bjellorusinë e vetmja që votoi kundër saj. 36 vende të tjera abstenuan, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, dy furnizuesit më të mëdhenj të armëve të ushtrisë Mianmar, transmeton rtv21.tv.
Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar. Mirëpo, vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht.
Grushti i shtetit shkaktoi demonstrata të përhapura dhe ushtria e Mianmarit ka goditur brutalisht protestuesit, aktivistët dhe gazetarët pro-demokracisë.
Forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 860 njerëz dhe kanë arrestuar gati 5,000 deri më tani./21Media

Back to top button