OKB diskuton kontrollin e zonave të sigurisë

Bisedohet për sigurinë në Siri

OKB-ja njoftoi sot se po zhvillon bisedime me Iranin, Rusinë dhe Turqinë për çështjen e kontrollit të zonave të sigurisë në Siri, një çështje kyçe pas refuzimit të Damaskut për pranimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura dhe Jan Egeland, kreu i grupit të punës për ndihmën humanitare në Siri, të dy e cilësuan të parakohshme për të përjashtuar çdo skenar të mundshëm.

“I takova të tre nënshkruesit e Astanës”, u shpreh Egeland për median, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në kryeqytetin e Kazakistanit nga ana e Rusisë dhe Iranit, mbështetës të regjimit sirian dhe Turqisë pranë opozitës siriane.

“Ajo që ata kërkojnë është që ne të përpiqemi aktualisht për të rënë dakort në lidhje, se kush duhet të kontrollojë sigurinë dhe sigurojë monitorimin”, shtoi ai.

“Forcat e tre vendeve janë një alternativë, po ashtu si dhe palët e treta”, sipas Egeland.

Back to top button