OKB: Më shumë se 360 civilë u vranë në Ukrainë
Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i trupave ruse më 24 shkurt.
Ndërkaq, 759 të tjerë janë të plagosur, megjithëse shifrat e vërteta janë ndoshta “dukshëm më të larta”, tha një mision monitorues i OKB-së të dielën.
Shifrat e përditësuara, në lidhje me viktimat deri më 5 mars, shtuan 13 vdekje të tjera dhe 52 plagosje viktimave që monitoruesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) raportuan të shtunën./21Media