OKB: Shqipëria anëtare e KS me mandat dyvjeçar

U vendosën flamujt e anëtarëve të rinj të KS të OKB-së, ndër ta edhe flamuri shqiptar
Në selinë e OKB-së në Nju-Jork u zhvillua ceremonia e vendosjes së flamujve të anëtarëve të rinj të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndër këta flamuj është edhe ai shqiptar, pasi që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit me mandat dyvjeçar, njoftoi korrespondenti i RTV 21 në Nju- Jork Halil Mula. Flamurin shqiptar e vendosi përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë pranë OKB-së ambasadori Ferit Hoxha. E ndjekim deklaratën e tij dhënë RTV 21./21Media

Back to top button