OKB: Shqipëria më 1 qershor merr presidencën e KS

Shqipëria merr më 1 qershor presidencën e Këshillit të Sigurimit. Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në tetor 2023. Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, siç është lufta në Ukrainë. Në Nju Jork udhëtojnë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Gjatë qëndrimit atje, Rama dhe Xhaçka do të priten në takime nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres si dhe nga ambasadorja e SHBA në OKB-së, Linda Thomas-Greenfield. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA.

Back to top button