Sela Ymeri: Bizneset e grave kanë shumë nevojë për ndihmë

Në emisionin Start Up të  RTV21, u diskutua për projektin ”Gratë në Energji” i cili u realizua për herë të pestë në Kosovë.
Violeta Rexha nga Fondacioni Millenium Kosova, foli për rezultatet e këtij programi si dhe ndikimin që ka pasur ky projekt në përfshirjen më të madhe të grave në fushën e energjisë.

Sela Ymeri, përfituese e grantit për biznes në këtë program, tha se suksesi i saj ishte i shumëfishtë. Duke u shprehur falënderuese për këtë program, Ymeri shtoi se çdo biznes i grave ka nevojë për ndihmë të madhe.

Violeta Rexha tutje shtoi se porgami ”Gratë në Energj” ka qenë mundësi e hapur për të gjitha bizneset për të përfituar./21Media

Back to top button