OKB: Zaporizhzhia është central i Ukrainës

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara e konsideron centralin e Zaporizhzhia si ndërtesë ukrainase.
Rusia ka pushtuar centralin që gjendet në jug të Ukrainës në muajin mars, pak kohë pasi nisi pushtimin e këtij shtetit, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë e tij që të marrë kontrollin e centralit.
Centrali Zaporizhzhi është ndërtesa më e madhe bërthamore në Evropë dhe pas pushtimit, stafi ukrainas ka operuar me të.
“Ne jemi një organizatë ndërkombëtare. Ne udhëhiqemi nga e drejta ndërkombëtare. Dhe siç e dini shumë mirë, të gjithë e dini shumë mirë, aneksimet nuk pranohen sipas ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së, instrumenteve të tjera. Pra, kjo është shumë e qartë”, u tha Grossi gazetarëve.
Gjatë konferencës për shtyp, shefi i IAEA nënvizoi gjithashtu gjendjen e rëndë të punëtorëve të uzinës, të cilët tha se “po operojnë në rrethana pothuajse të padurueshme”./21Media

Back to top button