Oliver Varhelyi: Bosnja nuk ka kohë për të humbur

 
Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha në Sarajevë se Bosnja e Hercegovina nuk ka kohë për të humbur dhe se ajo duhet të shfrytëzojë mundësinë unike kur bëhet fjalë për zbatimin e reformave.
“BeH nuk ka kohë për të humbur: as në lidhje me reformat që duhen zbatuar në lidhje me 14 prioritetet kryesore dhe as me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kjo është e vetmja mundësi që duhet përdorur”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Më herët sot në Presidencën e BeH-së, Varhelyi ka biseduar me anëtarët Zhelko Komshiq, Sefik Xhaferoviq dhe Milorad Dodik.
Ai më pas u takua me kryetarin e Këshillit Zoran Tegeltija, ministrin e Financave dhe Thesarit Vjekoslav Bevanda dhe ministren e Sigurimit Selma Cikotiq në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Back to top button