“Open Balkan”, Kurti: Serbia njëherë të hapet për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencë për media, duke folur për Iniciativën “Open Ballkan”, ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij. “Nuk mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’, përderisa Serbia është e mbyllur për Kosovën”.
Ndërsa, lidhur me çështjen e energjisë në veri, Kurti ka thënë se bisedojnë me Brukselin, e jo me Beogradin.
“Për çështjen e energjisë në veri që nuk po paguhet, fajin e kanë strukturat ilegale të Serbisë atje. Licencimi i ‘Elektroserver’ është çështje e Zyrës së Rregullatorit. Për çështjen e rrymës në veri ne bisedojmë më Brukselin dhe jo Beogradin”, ka thënë Kurti./21Media