Kurti: Në Vetëvendosje ka defekte të brendshme strukturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale për subjektin që ai e udhëheq.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, ka defekte të brendshme strukturore.
“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh nga Lëvizja Vetëvendosje, mbajta shënime për të gjitha vërejtjet, sugjerimet, mësimet që duhet nxjerr dhe çka ka pasur mundësi të jetë më mirë, më ndryshe dhe shtabi ynë është duke përgatitur një raport për fushatën dhe rezultatin, të cilin do ta diskutojmë në Kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk isha nxituar me konstatime para raportit”, ka thënë Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?