Opera e New Yorkut organizon koncert në mbështetje të Ukrainës

Opera Metropolitane e New Yorkut do të organizojë një koncert special në mbështetje të Ukrainës të hënën e ardhshme.
Orkestra do të drejtohet nga drejtori aktual i muzikës së Met, Yannick Nézet-Séguin.
“Met dhe artistët e tij të udhëhequr nga Yannick, dëshirojnë të japin mbështetjen për viktimat e pafajshme të Ukrainës, jetët e të cilëve janë copëtuar. Shpresojmë që fuqia e performancës sonë të sigurojë njëfarë ngushëllimi artistik, duke ndihmuar në frymëzimin e njerëzve empatikë në mbarë botën për të bërë donacione”, shkroi drejtori i përgjithshëm Peter Gelb në një deklaratë të hënën.
Javën e kaluar, Met ndërpreu lidhjet me sopranon veterane Anna Netrebko – e cila është me origjinë ruse – pasi ajo nuk arriti të hiqte dorë nga mbështetja e saj për liderin rus Vladimir Putin./21Media

Back to top button