Operacion me rrezik të lartë, ia heqin veshkat 35 kg

Një burrë që besohet se kishte veshkat më të rënda të regjistruara ndonjëherë ka folur për vendosmërinë e tij për t’u rikthyer në jetë pas operacionit për t’i hequr ato.
Warren Higgs, 54 vjeç, nga Windsor në Berkshire vuan nga sëmundje të veshkave policistike.
Në fakt, ato peshuan 35 kilogramë dhe kirurgët i hoqën të dy veshkat. Rekordi i vjetër besohej të ishte 7.4 kg dhe veshka ishte nxjerrë nga një pacient në Indi.
Gjendja e trashëguar shkakton që cistat e mbushura me lëng të rriten në veshka dhe mund të çojnë në dështim të veshkave. Ajo prek rreth një në 1.000 njerëz dhe nuk ka shërim, transmeton rtv21.tv.
Tre muaj pas operacionit ai po bën gjithçka për të qenë i shëndetshëm. Ai tani dëshiron transplantim të veshkës sepse do që të bëjë çdo gjë që bën një njeri plotësisht i shëndetshëm.
Nga mjekët, veshkat e tij u vlerësuan si më të rëndat që mund të jenë hequr në botë./21Media

Back to top button