Operacion policor në bashkëpunim me autoritetet zvicerane

Me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas kërkesës së pranuara nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, Policia e Kosovës dje  ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në regjionin e Gjakovës dhe një në regjionin e Prishtinës.
Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinë është bastisur një banesë. Gjatë bastisjes është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe dokumentacione tjera përcjellëse.
Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Merecedes me targa vendore pronë e të dyshuarit H.B. (1957) Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave dy shtëpive dhe një banesë dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.
H.B. dhe A.B, janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit./21Media 

Back to top button